Zjarrfikësit e Durrësit po “luftojnë” me flakët me mjete primitive, sepse mjetet për shkak të terrenit të vështirë janë bërë të papërdorshme.
Janë 4 vatra aktive në Kepin e Rodonit, ndërsa siç duket në videot e siguruara nga “DurrësLajm” një pjesë e konsiderueshme e bimësisë është djegur.
Pasi ka dështuar edhe ndërhyrja nga ajri, “shpresa” e vetme tashmë është rënia e shiut, që mund ta pushojë zhuritjen e terrenit pyjor nga flakët.





