Zjarrifikësit janë detyruar të sharrojnë makinën për të nxjerrë prej saj viktimën e aksidentit tragjik pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit. Fotot dhe pamjet filmike të siguruara nga operatori i DurrësLajm tregojnë momentet kur efektivët e zjarrfikëses arrijnë të nxjerrin nga mjeti i deformuar viktimën, 31-vjeçaren Mirela Daci.

Nëna e dy fëmijëve, e cila udhëtonte me mjetin me targa AA 875 LX, u përplas nga automjeti me targë AA 666 SP, i drejtuar nga 34 vjeçari J.O.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi J.O., 34 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.