8 gusht 2013– Banorët e një pallati në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet kanë dalë nga banesat e tyre pasi kanë ndjerë erën e gazit nga një apartament në katin e pestë.Banorët lajmëruan menjëherë shërbimin zjarrfikës, për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm.Mësohet se gazi ka rrjedhur nga një bombol e lidhur me sobën, ndërsa në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e ngjarjes. Në vendngjarje mbërritën menjëherë 2 mjete zjarrfikëse. Zjarrfikësit arritën të bllokonin rrjedhjen e gazit brenda pak minutash duke e kthyer situatën në kontroll dhe banorët janë rikthyer në banesat e tyre.





