Një zjarr ka shkrumbuar një shtëpi në qytetin e Gjirokastrës. Shkak u bë pakujdesia e zonjës së shtëpisë, e cila kishte harruar furnelën e gjellës ndezur dhe kishte shkuar në supermarket.

Kryefamiljari Arben Kovaçi tregon se si shkak i zjarrit është djegur gjithçka dhe 2.5 millionë lekë që ai i mbante në shtëpi.

Shtëpia ku jetonin ishte me qira.

Fatmirësisht nga zjarri i rënë nuk raportohet për viktima.