4nëntor 2015 – Katër muaj pasi zjarri u dogji shtëpitë, familjet në lagjen “17 nëntori” në Durrës jetojnë në gërmadha. Ato kërkojnë ndihmë, por nuk është kujdesur për kërkesat e tyre. Para zjarrit këto pesë familje jetonin në shtëpitë e tyre. Sot gjenden mes rrënojave që flakët lanë pas. Ata që munden, u sistemuan në banesa me qira. Të tjerët vërtiten në shtëpitë e shkatërruara, në përpjekje për të meremetuar ç'të mundin. Në familjen Dervishi në Durrës, situata është e rëndë. Nuk munden të vendoseshin diku me qira dhe janë përshtatur në këto ambiente. Në vend të një çatie, mbi kokë, strehë kanë plastmas.

Edhe familja Hoxha jeton në kushte të vështira. Mbështetje u janë bërë disa të afërm. Të mbetur në mes te rrugëve kërkojnë ndihmë. Dyert ku kanë trokitur iu janë përplasur fytyrës.  Shumica e familjeve jetonin prej dekadash në magazinën e përshtatur si banesë.  Por, tani edhe këto iu zhduken para syve. Prej katër muajsh që kur ra zjarri ata janë në pritje të ndonjë ndihme. /abcnews/