Një kamp emigrantësh në ishullin grek të Samos, është përfshirë nga një zjarr masiv.

Mësohet se qindra njerëz janë evakuuar nga kampi, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar.

Gjashtë makina zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje për të shuar zjarrin, i cili sipas autoriteteve kishte filluar në një zonë të shkretë.

Zjarri megjithatë detyroi një evakuim të plotë, me disa qindra njerëz që u zhvendosën përkohësisht në një “hapësirë boshe” pranë hyrjes së kampit, ndërsa një pjesë e vogël e të miturve të pashoqëruar u transferuan në një objekt të ri.