Një zjarr masiv ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm.
Shkaku ka qenë zjarri në një lokal afër tregut të qytetit i cili më pas ka përfshirë dhe tregun industrial.
Nga zjarri masiv nuk persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.





