Të gjitha strukturat e Bashkisë së Shkodrës janë angazhuar për të fikur zjarrin që ra pasditen e sotme në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.

Ndërkohë raportohet se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën drejt Shkodrës janë nisur po ashtu mjete nga Malësia e Madhe, Ulqini, Tivari dhe Lezha.

Po ashtu drejt vendngjarjes pritet të mbërrijë edhe një helikopter i emergjencave civile, i cili u kërkua nga Kryetari i Bashkisë.