Zjarri i rënë në fillim të muajit gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme kolosale deri tani pasi ka përshkuar dhe djegur një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh.
Flakët në malin e Tërnovës u zhvendosën në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave. Banorët e frikësuar kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat.
Ndërkohë në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor.
Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga ajri pasi e shohin të pamundur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili deri tani ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, florën dhe faunën e zonës.