Pas ngjarjes së rëndë, ku pas përshirjes nga flakët të burgut të Shën Kollit, humbi jetën një person dhe u lënduan disa të tjerë, ka reaguar  Inspektoriati Shetëror Teknik dhe Industrial. Sipas ISHTI, pas kryerjes së inspektimeve në vendngjarje, ka rezultuar se bombola e gazit që përdorej për gatim u pa se ishte e paprekur.

“Ngjarja s’ka ndodhur për shkak të shpërthimit të bombolës. Bombola e gazit që përdorej për gatim ishte e paprekur. Inspektorët tanë kryen verifikime në vendngjarje.”, citohet në reagimin e Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Nga ana tjetër ISHTI pohoi se do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë ngjarjen.