Policia e Durrësit jep detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në një pallat në Currila, ku mori flakë një apartment.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetit V.L., dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Si pasojë janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës të Policisë dhe një punonjës i Zjarrfikëses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.02.2019 , rreth orës 22:50, në lagjen nr. 1 Durrës, ka rënë zjarr në katin e shtatë të një pallati, në banesën e shtetit V.L.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët gjatë përpjekjes për të evakuuar banorët, nga tymi janë asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës të Policisë dhe një punonjës i Zjarrfikëses, të cilët u dërguan në Spital dhe pas marrjes së ndihmës mjeksore janë larguar në banesat e tyre pa probleme për jetën.
Nga hetimet paraprake mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një dyshek elektrik.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.





