Policia njofton se janë evakuuar punonjësit e fabrikës së re të tullave në Maminas, e cila është përfshirë nga flakët pak më parë.
Nga burimet zyrtare mësohet se zjarri ka rënë në orën 11:15 dhe se fabrika ndodhet në rrugën dytësore në Maminas.
Shijak/ Informacion Paraprak
Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.





