Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, pasi ishte i përfshirë në operacionin e ndërhyrjes duke luftuar flakët në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.

Sipas informacioneve të seritanishme gjendja e ushtarit paraqitet e rëndë.

Nga ana tjetër, drejt Tiranës është nisur me urgjencë bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”.  Gruaja po dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Kujtojmë se në Gjirokastër janë evakuuar banorët e dy fshatrave si pasojë e flakëve.