Ushtria greke po vijon me hapjen e kampeve në Rodos të Greqisë për të pritur qytetarët dhe turistët që lanë shtëpitë dhe hotelet e tyre për t’i shpëtuar zjarrit.

Një nga kampet që po hapet është ai i Njësisë së Fatkeqësive Nënujore në zonën Kalathos të Rodosit. Vihet re se tre tragete pasagjerësh janë ankoruar në portin e Rodosit për të akomoduar të evakuaurit nga zonat ku zjarri është në përmasa të mëdha dhe të rrezikshme.