Një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarr në një banesë në katin e  tretë të një pallati në zonën e Shkëmbi të Kavajës.

Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, nga flakët janë shkaktuar dëme të shumta materiale, pasi shumë orendi shtëpiake janë djegur.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm dhe sipas burimeve zyrtare nuk ka patur persona Brenda në shtëpi.

“Më datë 26.07.2021, në orën 07:50, në lagjen nr.13, te Shkëmbi i Kavajës, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një banesë në katin e 3-të, të një pallati në të cilën nuk kishte persona brënda. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.”, njoftoi paraprakisht policia.