Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Hajredin Bojën efektivin e policisë së Kamzës, i arrestuar pas vdekjes së një të riu nga zjarri në këtë komisariat.
Për Bojën është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Në burg mbetet oficeri tjetër i arrestuar, Fatmir Isufi.
Isufi e kundërshton masën pasi thotë se nuk është në kompetencën e tij që të hyjë në dhomat e izolimit për të arrestuarit.