Gjykata e Tiranë ka lënë në burg efektivët e policisë së komisariatit nr.5, ku si pasojë e zjarrit që në një prej qelive, humbi jetën i arrestuari Arben Mici.
Mësohet se Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për policing Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur teksa ishte duke tentuar të shpëtonte të burgosurit, si dhe Inspektor Fatmir Isufin.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku komisariati numër 5 në Kamëz u përfshi nga flakët dhe fatkeqësisht humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici.