Për të dytën herë brenda një muaji është djegur lokali i reperit Noizy, por këtë herë si autor i zjarrvënies dyshohet një familjar i tij.

Sipas informacioneve paraprake, autor i vënies së zjarrit është nipi i reperit, i cili ka hyrë në lokal, ka trembur rojet me një hanxhar dhe i ka vënë flakën.

Pas bashkëbisedimit me reperin, ai është dorëzuar, ndërsa lokali ka dëme materiale për shkak të flakëve.