Një ditë pas zjarrit që përfshiu një lokal në zonën e plazhit në Durrës, përballë pistës së vogël, policia ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për një zjarr aksidental, por të qëllimshëm.
Në një njoftim të saj, policia sqaron se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Zjarri që përfshiu rreth orës 04.00 të së premtes lokalin e shtetases A.Sh. 62 vjeçe, banuese në Tiranë shkaktoi vetëm dëme materiale.
Lokali ndodhej në katin e parë të një pallati 4-katësh, në sektorin “Hekurudha”.





