Banesat në qytetin e Peqinit rrezikohen nga zjarri që ka filluar dy ditë më parë në Kurorën e  Gjelbër në kodra, ndërsa flakët kanë arritur deri në periferi të qytetit.

Më parë është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri pasi prej terrenit të thyer zjarrfikëset e Elbasanit, Peqinit dhe Rrogozhinës s’mund të hyjnë në vatrën kryesore të flakëve për t’i shuar.