Dramatike paraqitet situata në Lushnjë ku një pallat është përfshirë nga flakët.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Përmes një reagimi Bardhi tha se po e ndjek me shumë vëmendje situatën e rëndë në Lushnje.
Ai ka shtuar se fokusi i vetëm në këtë moment duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.
Postimi i Bardhit:
Po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë në Lushnje. Në këtë moment të vështirë dhe ankthi për të gjithë, uroj me zemër që të kalojë sa më parë, pa asnjë pasojë në jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Në këtë moment fokusi i vetëm duhet të jetë mbështetja ndaj forcave zjarrfikëse dhe policisë, për të frenuar zjarrin dhe për ti dhënë ndihmën e nevojshme qytetarëve të rrezikuar.