Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë sot më shumë detaje në lidhje me situatën e vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit.

Çako është shprehur se vatrat e zjarreve janë totalisht në kontroll të plotë dhe zjarri pothuajse është izoluar. Kreu i Emergjencave Civile ka shtuar se avioni grek që i ka ardhur në ndihmë palës shqiptare ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në ishullin e Sazanit dhe se po punohet për eliminimin e të gjitha vatrave të zjarrit.

Ai ka thënë se sipas informacioneve paraprake, zjarri në ishullin e Sazanit është i qëllimshëm nga një grup njerëzish që e kanë viztuar këtë ishull.

Haki Çako: Zjarri është shfaqur para 4 ditësh, marrë në kontroll prej 2 ditësh, por është rishfaqur sërish. Tendencë për ndezjen e zjarrit që është faktori njeri. Policia e Shtetit ka vazhduar hetimet. Nga informacionet paraprake, ky zjarr është i qëllimshëm në dashje apo nga pakujdesia e një grup njerëzish të cilët kanë vizituar ishullin e Sazanit.

Në fund të fjalës së tij, Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të jenë të kujdesshëm në periudhën e verës, pasi një pakujdesi mund të kushtojë shumë për të gjithë vendin