Ministri Niko Peleshi foli në emisionin ‘Open’ për zjarrin në ishullin e Sazanit.

E pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se sa helikopterë ka Ministria e Mbrojtjes për të kryer operacione nga ajri, Peleshi tha se disa informacione nuk mund të bëhen publike.

Lala: A ka Shqipëria helikopter funksional për të bërë operacione nga ajri? 

Peleshi: Nuk mund t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Kemi 4 helikopterë që nuk janë për të hedhur ujë nga ajri. Por i kemi përshtatur me kova për të kryer këtë funksion. Por fatkeqsisht 3 nga 4 helikopterët janë për mirëmbajtje, pasi Shqipëria nuk ka mirëmbajtje për këto helikopterë.