Flakët, të ndihmuara dhe nga era, janë afruar me shpejtësi pranë banesave në lagjen e “Portit” në Shëngjin.

Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e banorëve të kësaj lagjeje pasi pranë saj ndodhet një depozitë gazi, e cila mban një kapacitet prej afro 5000 litrash.

Më herët Policia urdhëroi evakuimin e pushuesve dhe banorëve të zonës, ndërsa prej orësh vijon beteja e tyre me flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era që është prezente.

Gjatë pasdites së kësaj të marte, është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar” ndërsa nga Italia kanë mbërritur dy avionë të tjerë, të cilët do të asistojnë në vënien e situatës nën kontroll.