Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci foli pak më parë për mediat lidhur me zjarrin masiv që përfshiu tregun pasditen e sotme
Beci tha se zjarrfikësit, të ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Ulqini dhe Tivari, Lezha e Malësia e Madhe, kanë bërë të mundur vënien e flakëve në kontroll.
“Është stabilizuar situata. Ka një orë e gjysmë që është një luftë e vërtetë. Tani mendoj se nuk ka më ndonjë rrezik. E gjithë situata ka qenë shumë e rëndë. Lajmi mirë që s’kemi pasur dëm në njerëz dhe që se zjarri tani është nën kontroll”, tha ai.