Një shtëpi 1-katëshe në fshatin Shtoj në Shkodër është përfshirë nga flakët e zjarrit duke shkaktuar edhe vdekjen e një të moshuari që gjendej në të. Burime të policisë Shkodër bënë të ditur se 80-vjeçari Gjek Prronaj jetonte i vetëm në banesë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.