Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me zjarrin e rënë në orët e para të mëngjesit në tregun industrial.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “nr.17″ Durrës, te Tregu Industrial ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur 5 dyqane me produkte të ndryshme, në pronsi të shtetasve V. M., 59 vjeç, A. K., 39 vjeç, N. R., 65 vjeç, Sh. D., 66 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental”,– thotë policia në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe:





