Kreu i departamentit të Pushtetit Vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka shigjetuar Prokurorinë dhe Gjykatën për mungesën e hetimeve për zjarret e herëpashershme që përfshijnë spitalin e Durrësit dhe ku askush nuk mban përgjegjësi.
Sipas Vokopolës, abuzimet me fondet e spitalit kanë krijuar vazhdimisht situata të rrezikshme për jetën e pacientëve, por edhe bluzave të bardha. Më e fundit, ishte ajo e ditës së sotme, kur tymi mbuloi Urgjencën dhe pacientët u evakuuan në pavion tjetër.
“Mungesa totale e përgjegjësisë duke abuzuar me fonde për qoka dhe jo aty ku është emergjente situata shkaktoi zjarrin e radhës në Urgjencën e spitalit të Durrësit. Zjarri rrezikoi seriozisht jetën e pacientëve dhe stafit mjekësor, të cilët dhe këtë rradhë “me shyqyr Zotit” e kaluan pa probleme. Ndërsa u hodhën 2 milionë dollarë (llaç e tulla) për Pediatarinë, zjarret e shpeshta në spital tregojnë për mungesë investimesh në pavione, ku ndërhyrja është e domosdoshme. Pas tërmetit të 26 nëntorit, në Urgjencë u bënë ndërhyrje për riparimin e dëmeve të shkaktuara, por ato u ngjanë arnimeve dhe zjarri i sotëm provoi pikërisht këtë”,– shkruan Vokopola.
Ndërsa nënvizon faktin se kjo prokurori dhe gjykatë nuk zhvilluan hetime të thelluara për tragjedinë e shkaktuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit ku pati humbje jetësh njerëzore dhe dëme kolosale materiale, Vokopola thekson se këto dy institucione “do të qëndrojnë në pritje, deri në zjarrin e radhës…”
Statusi i plotë:
Mungesa totale e përgjegjësisë duke abuzuar me fonde për qoka dhe jo aty ku është emergjente situata shkaktoi zjarrin e radhës në Urgjencën e spitalit të Durrësit. Zjarri rrezikoi seriozisht jetën e pacientëve dhe stafit mjekësor, të cilët dhe këtë rradhë “me shyqyr Zotit” e kaluan pa probleme.
Ndërsa u hodhën 2 milionë dollarë (llaç e tulla) për Pediatarinë, zjarret e shpeshta në spital tregojnë për mungesë investimesh në pavione, ku ndërhyrja është e domosdoshme. Pas tërmetit të 26 nëntorit, në Urgjencë u bënë ndërhyrje për riparimin e dëmeve të shkaktuara, por ato u ngjanë arnimeve dhe zjarri i sotëm provoi pikërisht këtë.
Prokuroria se bashku me gjykatën e Durresit, mediokër e të paaftë, të korruptuar deri si në skenat që kurorezuan ish-kryetaren e Bashkisë Sako duke i dhene mandatin një mandat të pa merituar e të jashtë ligjshëm nga gjykatësi Reka, nuk hetojnë lidhur me këto zjarre të njëpasnjëshme në institucionin ku njerëzit drejtohen të gjejnë shërim, por rrezikojnë të lëndohen më shumë. Po çtë flasësh…51 të vdekur nga pasojat e tërmetit dhe askush nuk mban përgjegjësi!!!
Prokuroria dhe gjykata do të qëndrojnë në pritje, deri në zjarrin e radhës…
Mungesa totale e përgjegjësisë duke abuzuar me fonde për qoka dhe jo aty ku është emergjente situata shkaktoi zjarrin e…
Posted by Petro Vokopola on Wednesday, September 9, 2020





