Një nga zyrat e ALUIZNI-t në Fushë-Krujë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Në një njoftim për shtyp, policia e Durrësit sqaron se sipas të dhënave paraprake janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e zjarrit të rënë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 03.02.2018, rreth orës 20:25, në Sallën Operative është njoftuar se në Fushë – Krujë ka rënë zjarr në zyrat e Aluiznit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se kishte rënë zjarr në një nga zyrat e Aluiznit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Forcat Zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.





