Policia dyshon se zjarri i rene gjatë natës dhe që përfshiu tre banesa në Berat mund të ketë shkaktuar 3 viktima.

Deri më tani, rezultojnë të zhdukur dy persona, babë e bir të cilët jetonin aty, Jovan dhe Mateo Vangjeli, Dyshohet se Jovani ishte i paralizuar, ndërsa djali përdorues alkooli.

Policia njoftoi se gjatë natës, në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarrë, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit, shtuan të njëjtat burime.