Një ngjarje tragjike është regjistruar në Nyrenberg të Gjermanisë, ku si pasojë e një zjarri në banesë, 5 persona kanë humbur jetën.
Sipas autoriteteve, 4 prej viktimave janë fëmijë; një ishte foshnjë dhe tre të tjerët të moshës 4, 5 dhe 7 vjeç. Mes viktimave ishte edhe një grua 34-vjeçare.
Katër të rritur të tjerë mundën të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo serioze për jetë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit që shkaktoi ngjarjen fatkeqe.





