Një lokal në zonën e Currilave në Durrës është përfshirë nga zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht, burime nga policia e Durrësit thanë për “DurrësLajm” se shkaqet e rënies së zjarrit dyshohet të jenë aksidentale.
Ndërkohë vijon puna për neutralizimin e flakëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





