Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një ndërtesë në kryeqytet, ku kati i parë përdorej si magazinë. Ngjarja në fjalë është regjistruar në rrugën ‘Jordan Misja’.
Zjarri ka përfshirë katin e parë ku ndodhej magazina me dyshekë, ndërsa sipër ishte shtëpi. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 40 m katror.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen 4 zjarrfikëse, të cilat po bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë.





