Një banesë private mes pallatesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen 5 të Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një pallat i pabanueshëm i dëmtuar nga tërmeti.

Pikërisht vendndodhja e tij e ka vështirësuar ndërhyrjen dhe shtuar rrezikun e përhapjes së zjarrit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit.