17 nxënës kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një shkollë në Kenia.
Kjo shifër nuk është përfundimtarja pasi ekziston frika që numri mund të jetë akoma më i lartë, ndërkaq një numër i lartë me nxënës dhe mësues të plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.
Nga autoritetet lokale është mësuar se zjarri që ra në Hillside Endarasha Primary në qarkun Nyeri po hetohet për të zbardhur shkaqet e plota.
Zjarret në shkollat dhe konviktet e Kenias janë relativisht të zakonshme. Kujtojmë që në vitin 2017, 10 studentë mbetën të vdekur si pasojë e një zjarrvënie në shkollën e mesme “Moi Girls” në kryeqytetin Nairobi.