Një zjarr ka përfshirë mbasditen e sotme Lazaratin, ndërkohë që në rrezik janë edhe banesat. Gjithashtu zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Bëhet me dije se flakët me përmasa më të mëdha kanë përfshirë lagjen Kordhocë. Sakaq zjarri po favorizohet edhe nga era dhe po u afrohet gjithnjë e më shumë banesave.