Një zjarr masiv ka përfshirë një shtëpi në Gjirokastër.
Sipas informacioneve të para, bëhet me dije se brenda shtëpisë ndodheshin nje çift të moshuarish, Herakli dhe Fotini Panajoti të cilët dyshohet se janë djegur të gjallë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.
Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





