Dy automjete u dogjën mesditën e sotme në lagjen nr. 15 të Spitallës, sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një kamionçinë në pronësi të shtetasit N. Ç. mori flakë dyshohet si pasojë e një defekti në motor.
Nga zjarri u përfshi edhe automjeti i shtetasit R. M., ndërsa pjesërisht u dëmtua makina e shtetasit O. Ç. Zjarrfikësit ndërhynë me disa mjete dhe parandaluan përhapjen e flakëve, duke shpëtuar automjete të tjera pranë vendit të ngjarjes.
Policia ndodhet në terren dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.





