Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, në lagjen “Tophane”. Një zjarr ka përfshirë një banesë, ku për pasojë ka mbetur i djegur brenda një i moshuar.
Mësohet se viktimë ka mbetur një 72-vjeçar i cili ishte i sëmurë dhe i paralizuar.
Viktima i identifikuar me emrin Musa Pajati, jetonte vetëm me bashkëshorten në banesë.





