Një magazinë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Muriqan të Elbasanit.

Në përpjekje për të shuar zjarrin është lënduar lehtë edhe pronari i magazinës, gjendja e të cilit nuk paraqet rrezik për jetën.

Brenda magazinës kishte bagëti dhe bazë ushqimore.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet.