Një zjarr i madh ka përfshirë këtë mesditë një magazinë me bimë medicinale, në zonën e Shkozës, në kryeqytet. Raportohet se flakët e mëdha kanë shkrumbuar totalisht magazinën.
Nga magazina e shkrumbuar nuk ka mbetur asgjë.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por në vendngjarje kanë shkuar disa zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.





