Një automjet u përfshi nga zjarri duke u djegur tërësisht gjatë natës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Goxhaj” në Kombinat rreth orës 02:50. Makina në pronësi të qytetarit me iniciale A.A. ka qenë e parkuar kur u përfshi nga zjarri dhe u shkrumbua.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe është duke punuar për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.