LONDER, 13 prill 2013– 4 persona figurojnë të humbur dhe dy të tjerë janë dërguar në spital, pas zjarrit që përfshiu një shtëpi në lindje të kryeqytetit britanik.
Forca të shumta zjarrfikëse u ndodhën në zonë.
BBC shkruan se një person ia doli të shpëtonte.
E gjithë pjesa e çatisë është shkrumbuar dhe po ashtu edhe një pjesë e katit të parë.
Ende nuk dihen shkaqet. Policia londineze ka nisur hetimet.





