Zjarri ka përfshirë rreth orës 3:30 të mëngjesit të së mërkurës katin e parë të një objekti pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Lezhës.
Nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur Vasil Martini. Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, në mënyrë që ato të mos përhapen tek bizneset e tjera që ndodhen aty pranë.
Në zyrat e noterisë bëhet me dije se janë djegur dhe dokumente me vlerë. Dyshimet e para janë që flakët të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Policia dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.





