Policia e Durrësit ka dhënë informacionet e para rreth ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme pranë pallatit të sportit, ku një makinë u përfshi nga flakët.
Sipas hetimeve paraprake të bluve, dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Makina tip “BMW” ka qenë e parkuar në momentin e ngjarjes, dhe fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 03.04.2018, rreth orës 13:00, në lagjen nr .12 Durrës, ka rënë zjarr në një automjet tip BMW, i parkuar.
Mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





