Dy ditë më parë, në ish-tregun Uzinës Dinamo një zjarr i madh përfshiu disa kapanone, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të mallrave.
Policia ka reaguar për këtë ngjarje, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa mendohet se shkaqet ishin aksidentale.
Në reagim thuhet:
Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.





