Një kabinë elektrike që furnizon markatën me energji, e cila ndodhet brenda tregut të fruta perimeve, është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Kanë qenë tregtarët që shkuan herët në markatë, të cilët panë tymin dhe lajmëruan zjarrfikësit.

Forcat zjarrfikëse vunë në kontroll zjarrin e shkaktuar nga kabina elektrike, i cili famtirësisht nuk pati pasoja në njerëz.