6 shtator 2015 – Policia konfirmon se zjarri që ra tek tregu Industrial në Durrës, është shkaktuar prej një shkëndije elektrike. Nga veprimet hetimore u konstatua se shkak i zjarrit ka qenë një masë në rrjetin elektrik të objektit.
Në këtë treg, i cili është shkrumbuar plotësisht, tregtoheshin mallra të përdorura nga 12 tregtarë, në pronësi të shtetasit G.D. Nga të gjithë mallrat që ndodheshin në të, rroba të ndryshme, nuk nuk ka shpëtuar asgjë.
Ngjarja ndodhi dy net më parë rreth orës 19:40, në zonën e njohur si ish-rajoni i policisë.
/S.L. portali DurresLajm/