Një person është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet për “Shkatërrim të pronës me zjarr”. Nga njoftimi i policisë mësohet se në pranga ka rënë Nazmi Darzeza, 68 vjeç, banues në Darzezë.
Ndalimi i tij, u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në fashtin Darëzezë, duke ndezur një zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 500 metra me shkurre e ferra duke rrezikuar edhe pyllin me pisha.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".





