Vihet në pranga 1 person ndërsa shpallet në kërkim 1 tjetër për zjarrvënie të qëllimshme në Skrapar.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Marjo Çuedari, 35 vjeç, banues në Vëndreshë, Skrapar, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Besnik Hoxha, 44 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





